Ka than' i moçmi: 

"Nuk mendohemi se po mbytet kombi, por shikojmë se mos i lagen çorapet"

                                                                                       -Fan Noli

Ushtria britanike shton trupat me gra dhe homoseksualë

Nga Media 0

Ushtria britanike filloi një fushatë rekrutimi me kandidatë të gjinive, seksualiteteve, rajoneve,  origjinave dhe besimeve të ndryshme fetare për të kapërcyer një mungesë ushtarësh, por nga ana tjetër kjo ushtri është akuzuar se i është dorëzuar mënyrës “politikisht korrekt”.

Një fushatë rekrutimi ka filluar para disa muajsh dhe këtë fundjavë njoftime të reja do të nxirren në radio, televizion dhe internet.

Disa video janë publikuar që synojnë të garantojnë gratë, personat homoseksualë, myslimanët, mes të tjerësh, mbi faktin se do të pranohen në mesin e trupave, në të cilat i kthehet përgjigje pyetjeve si “a mund të jem gej në ushtri?”, “a do të dëgjohem në ushtri?”, apo “a mund të praktikoj besimin tim në ushtri?”.

Shefi i ushtrisë, gjenerali Nick Carter shpjegon për BBC-në se “ushtria ka për zakon të rekrutojë meshkuj të rinj, të bardhë të moshës 16-25 vjeç dhe se nuk ka më aq shumë sa ka pasur në të kaluarën. Shoqëria jonë ndryshon”.

“Kjo fushatë është një mënyrë që të pranojmë se nuk kemi më një ushtri mjaft të madhe aktualisht, se demografia e vendit tonë ka ndryshuar dhe se ne duhet të pranojmë një komunitet më të gjerë”, shtoi ai.

Ushtria britanike kishte rreth 78 000 anëtarë me kohë të plotë vitin e kaluar, më pak nga objektivi i qeverisë për të pasur 82 000 trupa deri në vitin 2020.

https://www.ata.gov.al/bm-ushtria-britanike-shton-trupat-me-gra-dhe-homoseksuale/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej