Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Ushtari nazist mes grekëve të vitit 1941, pritet si hero

Nga Media 0

Është fotografi e vitit 1941, në të cilën shfaqet një ushtar gjerman që ka mbërritur në Selanik, ku pritet si hero e asfare si pushtues. Është një ndër mijëra fotografi që dëshmojnë bashkëpunimin e grekëve me gjermanët nazistë, akuzë të cilën grekët përpiqen t’ia faturojnë Çamërisë, kur në të vërtetë grekët dhe nazistët gjermanë, masakruan popullsinë e Çamërisë. Në një tjetër fotografi të publikuar gjithashtu nga historiani Arben Llalla, shfaqen oficerët gjermanë në festën kombëtare të Greqisë përkrah ushtarakëve të lartë grekë.

Është data 25 Mars 1944, festa kombëtare e Greqisë, me rreth të kuq oficerët grekë, me rreth të verdhë oficerët gjermanë. Në të njëjtën ditë gjermanët dhe bashkëpuntorët e tyre grekë nisën nga Janina për në kampet e shfarrosjes në Austri e Gjermani, rreth 2.000 hebrenjë dhe çamë”, shkruan historiani Llalla.

Janë dokumente të pakundërshtueshme që nuk lënë hapësirë për asnjë dyshim, grekët bashkëpunuan me gjermanët, ndërsa çamët u bënë viktima të tyre bashkë me mijëra hebrenj u dërguan në kampet e përqendrimit të ngritura nga makineria vrastare e Hitlerit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej