Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

U kallëzua penalisht/ Kryebashkiaku i Kavajës: Tërësisht politike, nuk i trembem sulmeve puçiste

Nga Ejona 0

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja ka reaguar pas kallëzimit penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shpërdorim detyre.

Sakja shprehet ky është një sulm i kryeministrit Rama të cilët e ka nisur javë më parë.

Në një postim në Facebook, Kryebashkiaku tha kallëzimi është tërisht politik ndërsa ai nuk ka frikë nga këta sulme puçiste.

Postimi i plotë:

Sot, Edi Rama konkretizoi me letra sulmin e tij verbal te ndermarre ndaj meje pak jave me pare.
Ne hall, ngaqe te gjithe sondazhet qe beri ne Kavaje, me disa kandidate te tij, i dalin qe te gjithe humbes perballe meje, zgjodhi rrugen e perdhosjes se emrit tim dhe kercenimin per burg.
Eshte sulm tipik i tij; fillimisht ben akuzen verbalisht, pastaj formulon akt-akuzen.
Nuk jam opozitari i pare i sulmuar prej tij, por nese Edi Rama vazhdon te jete ne krye te qeverise nuk do jem as i fundit. 
Te dashur miq, 
Ju pershendes duke ju siguruar se te gjithe skenaret komunisto-puciste, nga futja e armeve ne kishe e deri tek lincimi publik i kundershtareve politike, i kam te njohur nga historia, ndaj nuk me impresionojne e as me frikesojne dot. 
Keni patur mundesi qe te me njihni pergjate me pak se dy vite ne drejtim te Bashkise Kavaje, se per nga natyra jam optimist.
Une besoj se ne kete vend ka ende gra e burra qe nuk jane vegla qorre te tij, edhe pse qe te gjithe jemi nen presion dhe kercenim.
Une besoj tek grate e burrat qe e duan Shqiperine me te njejtin pasion qe une e dua ate, e luftojne per nje te ardhme te Shqiperise me demokraci te vertete te fjales, mendimit, besimit e veprimit.
Une do te vazhdoj te permbush misionin tim te drejtimit te Bashkise Kavaje me te njejten dashuri, pasion e perkushtim, sic kam bere deri tani.”

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej