Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Tiranë/ Arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Nga Rexhina Biba 0

Policia e Shtetit ka kryer një tjetër arrestim në territorin shqiptar, në vijim të operacionit ndërkombëtar kundër trafikut të drogës “Boaster”, të nisur nga policia italiane.

Burime policore zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Shpendi C, 25 vjeç dhe banues në Tiranë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar një ditë më parë.

Përmes operacionit “Boaster”, i cili u ekzekutua ditën e hënë, u shkatërrua një rrjet ndërkombëtar i trafikut të heroinës që vepronte kryesisht në Itali e që përbëhej nga shtetas shqiptarë, rumunë dhe tunizianë.

Gjithësej në ditën e parë të blicit u arrestuan rreth 20 persona, 2 prej të cilëve në Shqipëri; ndërkohë që, siç thonë burimet, të tjera arrestime pritet të ketë në ditët në vijim.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>