Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Të qetheshe e të rruheshe deri te kocka e partisë

Nga Media 0

qethje

Qimet e fundit duhet të jenë tek pjesa kockore afër veshit, te tëmthat. Quhej dikur “Kocka e Partisë”. Gjatë regjimit komunist, meshkujt nuk mund të mbanin as mjekër e as flokë të gjatë, sepse quhej shfaqje mikroborgjeze dhe për këtë dënoheshin në mënyrë shembullore, madje në ndonjë rast edhe me burg. Duhet të qetheshin uniformë, shkurt, por jo edhe aq shkurt sa të shkoje tek stili amerikan dhe të rruheshin deri aty, tek kocka e partisë. Favoritet nuk lejoheshin në asnjë mënyrë. Në rast se dikush guxonte të linte ndonjë qime poshtë “Kockës së Partisë”, atëherë mund t’i thoshte edhe burgut “hapu!”.

Por, këtij rregulli i nënshtroheshin edhe shtetasit e huaj që vizitonin Shqipërinë. Gjatë regjimit komunist ka pasur shumë gazetarë që kanë mundur të vizitojnë vendin e izoluar Shqipëri, herë të maskuar si turistë e herë të deklaruar si gazetarë. Sigurisht që stili i qethjes dhe rruajtjes nuk përkonte me atë të partisë ndaj dhe partia i kishte marrë masat. Në Aeroportin e Rinasit ishte një berberhanë, ku merrnin formën e duhur të gjithë turistët, të cilëve iu hiqej mjekra dhe rruheshin deri te “Kocka e Partisë” apo qetheshin me përmasat e partisë.

27.al publikon fotografi të momentit, kur “Berberi i Partisë” në Rinas po e rruan turistin, sipas rregullave, deri te “Kocka e Partisë”.

rrue-qeth

Fotografia është marrë në muzeun “Bunk’art”

dokument-sigurimi

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>