Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Superkupa e Italisë, Lacio me Strakoshën në portë përballë Juventusit

Nga Klodiana 0

Sonte në mbrëmje starton futbolli i vërtetë edhe në Itali, teksa në “Olimpiko” do të luhet finalja ndërmjet Juventusit dhe Lacios, ndeshje kjo e vlefshme për Superkupën e Italisë.

Allegri kërkon një sukses për të harruar mbrëmjen e hidhur të Kardifit, kur u mundën nga Reali i Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve Evropian.

Në anën tjetër Lacio nuk fiton ndaj “Zonjës së Vjetër” prej 14 ndeshjesh. Suksesi i fundit i “lacialëve” daton që nga 29 janari i vitit 2013-të, kur në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kishin shënuar fitore me rezultatin 2:1.

Trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri ka treguar dje se në formacionin fillestar e kanë të sigurt postin e titullari vetëm Buffon, Higuain, Dybala dhe Manxhukiç, ndërkohë që të tjerët mbeten për t’u zbuluar.

Te “bardhekaltrit” do të mungojë Keita, ndërkohë që sulmi do t’i besohet Immobiles. Strakosha do të jetë që nga minuta e parë në një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël, ndërsa kjo do të jetë hera e katërt që këto dy skuadra do të përballen në një finale të këtij kompeticioni. Herën e parë në  vitin 1998 kishte qenë Lacio, ajo që kishte ngritur lartë trofeun, ndërkohë në dy finalet e fundit (2013, 2015) mes këtyre dy skuadrave kishte qenë Juventusi, skuadra që i ishte gëzuar triumfit.

Ndeshja e sontme finale e Superkupës së Italisë zhvillohet në “Olimpiko” me fillim në ora 20:45.

/infosport/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej