Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Sukaj dhe Bakaj, ja çfarë i mungoi derbit

Nga 27-shi 0

Që përpara ndeshjes Partizani – Tirana, pjesa më e madhe e specialistëve parashikuan vështirësi në shënimin e golave nga të dy skuadrat dhe më pas fajësuan skemat taktike të të dy skuadrave, duke i cilësuar Sormanin dhe Dajën, si trajnerë që stimulojnë lojën mbrojtëse. Në fakt, kjo shterpësi e dy skuadrave më të titulluar në vend ka emra të përveçëm. Partizanit i mungon Sukaj, goleadori i sezonit të shkuar, ndërsa Tiranës 15 golat dhe fantazia e Bakajt. Tek Partizani i kanë besuar Ekuban, një lojtar interesant, por që ka mangësi në goditjen e fundit, ndërsa sulmuesi shkodran që mund t’i ribashkohet të kuqve në janar ka të paktën 20 gola të garantuar në sezon.

Sulmuesi i Tiranes, Elis Bakaj, duke festuar shenimin e golit te pare, gjate ndeshjes se futbollit, Tirana-Apolonia e Fierit, 3-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Qemal Stafa, ne Tirane./r/n/r/nTirana's striker Elis Bakaj, celebrates scoring during the Albanian Super League football match Tirana vs Apolonia Fier, 3-0, at the Qemal Stafa stadium in Tirana.
Elis Bakaj, në festimin e një goli të shënuar pikërisht në derbi

Nga ana tjetër, tek bardheblutë, të tre afrimet e merkatos së verës, Edek, Moses dhe Merville, nuk e bëjnë dot një Bakaj. Kjo është edhe arsyeja, se përse Skënderbeu është sërish në avantazh për një titull të shtatë, pasi Salihi është sërish aty, i ndihmuar nga Serxhio Zhunior, ose Xhejms edhe këta të provuar tashmë. Por edhe Kukësi nuk qëndron pas, me Pero Pejiç në vijën e parë, Eminin pas shpinës së tij dhe si alternativë është edhe një i ri shumë i talentuar si Sindrit Guri.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej