Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Studiuesi zbulon skandalin/ Ulsi Manja doktoraturë me plagjiaturë

Nga Ejona 0

Studiuesi Vladimir Kola ka zbuluar një tjetër plagjiaturë në rradhët e politikanëve, dhe këtë herë është socialisti Ulsi Manja.

Kola ka publikuar një shkrim në profilin e tij ku tregon se kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja në tezën e mbrojtjes së Doktoraturës së tij ka kopjuar disa faqe nga artikuj të ndyshëm shkencor në internet.

Ai gjithashtu ka faktuar akuzën duke përcjellë me foto çdo faqe të kopjuar.

Manja ka mbrojtur Doktoraturën me titull ‘Veprat penale kundër mjedisit’ në vitin 2017 në Universitetin e Tiranës me udhëheqës shkencor Prof. Skënder Kaçupi, ndërkohë që ka kopjuar gjithsej 4 artikuj.

Posti i plotë:

Mirëmbrëma nga ustai i plagjiaturave

Ulsi Manja doktoraturë me plagjiaturë

Zbulimi, analiza dhe krahasimi i Tezës së Doktoraturës me plagjiaturë me titull

“Veprat penale kundër mjedisit ( neni 201-207 kp)”,

e mbrojtur nga Ulsi Manja në shtator 2017, pranë Univerisitetit të Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i së Drejtës Penale, me udhëheqës shkencor Prof. Skënder Kaçupi.

Teza gjendet e plotë në internet në këtë adresë:

http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/doktoratura-Ulsi-Man…

1.

Në Tezën në fjalë, 7 faqe (faqet 107-114) janë kopjuar nga artikulli shkencor me titull:

“E Drejta për Informim mbi Çështjet e Mjedisit: Legjislacioni Shqiptar në Vështrim Krahasues me Konventën e Aarhus-It”,

me autore Irma Baraku, i publikuar në vitin 2013 në “Revista Shqiptare për Studime Ligjore” Vol. 7.

Artikulli origjinal gjendet në internet në këtë adresë:

http://www.ajls.org/doc/2DrejtaInformimMjedisi.pdf

Burimi origjinal nuk është referuar (në tekst apo në fusnotë), cituar apo listuar te literatura e konsultuar.

2.

Në Tezën në fjalë, faqet 91-92 janë kopjuar nga një studim i Bankës Botërore, i vitit 2010, me titull:

“Inspections Reforms: Do Models Exist?”

Studimi origjinal gjendet në internet në këtë adresë:

http://regulatoryreform.com/…/Inspections-Reforms-Do-Models…

Burimi origjinal nuk është referuar (në tekst apo në fusnotë), cituar apo listuar te literatura e konsultuar.

3.

Në Tezën në fjalë, faqet 87-88 janë kopjuar nga

Vendimi i Këshillit të Ministrave, nr. 24, datë 22.1.2004.

VKM-ja nr. 24, datë 22.1.2004 gjendet në internet në këtë adresë:

http://faolex.fao.org/docs/texts/alb67645.doc

Burimi origjinal nuk është referuar (në tekst apo në fusnotë), cituar apo listuar te literatura e konsultuar.

4.

Në Tezën në fjalë, faqja 71 dhe një pjesë e faqes 68 janë kopjuar nga siti i Komisionit Evropian nga adresat:

http://ec.europa.eu/environment/legal/crime/index.htm

http://ec.europa.eu/environment/legal/crime/legis_en.htm

Siti i Komisionit Evropian në Tezë është listuar te literatura e konsultuar. Gjithashtu, siti i KE është referuar në tekst me fusnotë në faqet 61 dhe 62, por nuk është referuar te faqet 71 dhe 68.

© Vladimir Kola

Më poshtë po vendos krahasimin e teksteve:

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej