Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Studentët rrezikojnë përjashtimin nga tarifa studimore

Nga 27.al 0

Ndonëse Vendimi nr. 699, datë 22.10.2014 i Këshillit të Ministrave “Për përjashtimin ose reduktimin nga tarifa vjetore e shkollimit të studentëve që ndjekin programet e studimeve me kohë të plotë të ciklit të parë dhe të dytë”, ka gjetur zbatim deri vitin e kaluar, këtë vit akademik për studentët e komunitetit rom dhe egjiptian, si dhe të gjithë shtresat sociale të parashikuara është e paqartë. Sipas njoftimit të dhënë në faqen zyrtare të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, ata të cilët përfitojnë janë vetëm studentët e vitit te dytë dhe të tretë bachelor. Ky njoftim ka krijuar konfuzion tek studentët e vitit të parë dhe ata master. Fakt, ky që ka futur në dilemë studentët për të paguar tarifën apo të rrezikojnë humbjen e vitit akademik?

Të kontaktuar me email nga aktivistët e Lëvizja Rinore Egjyptiane & Rome, Drejtoria e Financës në Ministrinë e Arsimit shprehet që është në fuqi VKM-ja e vitit të kaluar. Të ndodhur përpara kësaj situate Departamenti Juridik i Universitetit të Elbasanit nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare duke lënë studentët të presin.

/levizjarinoreegjiptianerome.wordpress.com/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej