Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Skënderbeu dhe Jang Bojs e mbyllin pa gola pjesën e parë

Nga Klodiana 0

Skënderbeu po zhvillon ndeshjen e fundit në grupin B të Europa Ligës, në transfertë ndaj Jang Bojs. Ekipi i Ilir Dajës ka marrë 1 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje deri më tani, në aventurën europiane.

Korçarët nuk kanë mundësi të shpresojnë për një vend kualifikimi në grup, por kërkojnë ta mbyllin me nder e prestigj këtë rrugëtim, në këtë ndeshje të fundit. Skënderbeu shkon me mungesa në Zvicër, por edhe vendasit po ashtu luajnë jo me formacionin e plotë.

Komenti minutë pas minute

Mbyllen dy minutat shtesë dhe e gjithë pjesa e parë. Jang Bojs 0-0 Skënderbeu

46’ Ngamaleu ka një rast shumë të mirë, teksa futet në zonë i pashqetësuar nga mbrojtja e Skënderbeut, por e largon shumë topin nga këmbët, dhe mbyllet.

45’ 2 minuta shtesë në pjesën e parë.

32′ Godet Shik nga goditja e dënimit, por Shehi pozicional pret.

31’ Ndërhyrje e gabuar nga Aliti në hyrje të zonës. Karton i verdhë edhe për mbrojtësin e Skënderbeut.

25’ Goditja e parë për korçarët, nga Mici, por shumë larg kuadratit.

22’ Sfidë e kujdesshme nga të dyja ekipet deri tani. Skënderbeu dhe Jang Bojs nuk rrezikojnë.

16’ Sahiti kalon bukur në krahun e djathtë, por Jos e ndalon në mënyrë jo të rregull. Ky i fundit ndëshkohet edhe me të verdhë.

4′ Kartoni i parë i verdhë për zviceranët, Ngamaleu.

1′ Nis ndeshja. Jang Bojs luan topin e parë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej