Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Skandali/ “Zhduken” arkeologët, punëtorët e komunales punojnë mbi rrënoja antike

Nga Skenderi 0

Forumi për Mbrojtjen e Trashigimnisë Kulturore denoncon një rast në qytetit e Durrësit, ku punonjësit e Bashkisë po kryejnë punime mbi disa rrënoja antike, sikur ata të ishin arkeologët dhe pa asnjë mjet specifik që duket për këto raste.

U tha që arkeologët kishin ndaluar punimet e firmës private dhe po shqyrtonin zbulimet antike në Durrës, por duket se situatën e ka marrë në dorë vetë Bashkia. Të vetmit që po punonin me kazma e lopata pranë murit mesjetar dhe topit të zbuluar ishin punonjësit e Ndërmarrjës së Shërbimeve Komunale të Bashkisë (uniformat e punonjësve mbajnë mbishkrimin NSHK Durrës). Ku janë arkeologët këtu, proceset e gërmimit konservues. Apo hajde ta mbarojmë sa më parë këtë punë se vjen qershori.

Nuk paska qënë rastësi edhe vonesa e bashkisë për të lidhur kontratën e monitorimit me Institutin e Arkeologjisë dy muaj pas nisjes së punimeve, në një kohë që pjesa më e madhe e gërmimeve ishin kryer”,  shkruan Forumi për Mbrojtjen e Trashigimnisë Kulturore, teksa publikon dhe fotot në faqen e saj.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej