S’jam një çikë nga Dragobia – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

S’jam një çikë nga Dragobia

13:11 | 11/04/2018
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nga Alma Nikolli
Përditë e më shumë vajzat e gratë luftojnë të quhen feministe. Shpesh debatojnë me njëra-tjetrën mbi kuptimin e këtij termi. Çfarë e bën një vajzë a grua feministe dhe a është kjo një gjë e mirë? Preferoj të pyes dhe të mos kthej përgjigjie.
Feministet sot i shoh nëpër studio televizive, jo të gjitha. Ndonjëra parkon makinën e blerë nga burri jashtë televizionit dhe me keqardhje flet për realitetin e një vajze në fshat që e nis ditën në 5 të mëngjesit dhe e mbyll me kureshtjen se çfarë do të ndodhë në serinë e ardhshme të telenovelës.
Të tjera feministe vrapojnë nëpër konferenca. Kanë organizata jofitimprurëse fitimprurëse dhe i llogarisin femrat në përqindje. Kaq % dhunë, kaq % varfëri, kaq% shypje dhe ja ku dolën të ardhurat edhe për fustanin e konferencës së radhës. Në jo pak raste këto konferenciere feministe drejtojnë një staf vajzash e grash të dhunuara sistematikisht psikologjikisht.
Në kohë të ndryshme feminizmi ka marrë ngjyra të ndryshme. Gratë kanë luftuar për të votuar, për të firmosur, për të drejtuar, për të bërë një tatuazh, për dashur, për t’i dhënë makinës, për të dalë në jetë nate… por edhe për të kënduar…
Fatime Sokoli ka luftuar për të kënduar. Feministja më absolute e kohës së vet. Tashmë për të këndojnë burrat, e kanë përjetësuar duke e quajtur “çikë burrneshë nga Dragobia”.
Nuk dua të ndalem tek edhe “çikë edhe burrneshë”.
E para çikë tropojane që luftoi për emancipimin e femrës shqiptare. Ajo luftoi me zërin e saj. Vetëm duke bërë atë që duam shumë përpos vështirësive të kohës, arrijmë të lehtësojmë rrugën e kujdo që po kërkon guxim. Fatimja nuk tha: “Vajza dilni këndoni, jetoni, kërkoni”, Fatimja këndoi përkundrejt paragjykimeve të fshatit, por edhe të familjes së saj.
Kur jetoi dhe nisi të këndojë Fatimja, gratë në Malësi nuk guxonin të krihnin flokët në sy të burrave. Nuk hanin me ta në një sofër dhe nuk i përshëndesnin dot me kokën lart në udhë. Ajo këndoi në odat e burrave, të atyre burrave që për pak kohë harruan fjalët ofenduese që patën thënë për të në fillim.
Shumëkujt mund t’i duket e çuditshme të gjendet një pikëtakim mes feminizmit dhe Fatimes. Ndoshta, ngaqë feminizmi shihet si një farë “shpikje”, sidomos moderne që lidhet me rebelizëm në veshje, në shije muzikore apo frymëzime joshqiptare.
Çfarë është pra feminizmi? Feminizmi është edhe me qenë një çikë nga Dragobia që i tha babait e të vëllait “dua të këndoj”, kur një Malësi e tërë do ta tregonte me gisht. Unë nuk jam një çikë nga Dragobia. Me keqardhje e them, ama as feministe-konferenciere, me qejf e pranoj. Kollaj të luftosh në beteja të fituara. 🙂
Etiketa: Alma NikollicikeDragobiafatime sokolifeministekenge

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Identifikohet vrasësi i Mario Majollarit, mori hak për vrasjen e të vëllait

Identifikohet vrasësi i Mario Majollarit, mori hak për vrasjen e të vëllait

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Të nisim betejën për të ardhmen e vendit –

Të nisim betejën për të ardhmen e vendit –

17:27 | 20/12/2025
I pabesë, unë e pastrova parkun ‘Rinia’ se ti doje kulla –

Çdo minutë e Ramës në pushtet është fatkeqësi për Shqipërinë, të bashkohemi në protestë –

17:13 | 20/12/2025
Sherr në burg, Safet Bajri “bën për spital” nipin e ishkryebashkiakut Qazim Sejdini –

Sherr në burg, Safet Bajri “bën për spital” nipin e ishkryebashkiakut Qazim Sejdini –

16:45 | 20/12/2025
Gazifikimi i Korçës shënon një tjetër mashtrim të Ramës, qyteti vazhdon ngrohjen me dru –

Gazifikimi i Korçës shënon një tjetër mashtrim të Ramës, qyteti vazhdon ngrohjen me dru –

16:39 | 20/12/2025
“Shtanget” Elbasani, verdheblutë munden nga Bylisi në shtëpi dhe humbet kreun –

“Shtanget” Elbasani, verdheblutë munden nga Bylisi në shtëpi dhe humbet kreun –

16:03 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Të nisim betejën për të ardhmen e vendit –
  • Çdo minutë e Ramës në pushtet është fatkeqësi për Shqipërinë, të bashkohemi në protestë –
  • Sherr në burg, Safet Bajri “bën për spital” nipin e ishkryebashkiakut Qazim Sejdini –
  • Gazifikimi i Korçës shënon një tjetër mashtrim të Ramës, qyteti vazhdon ngrohjen me dru –
  • “Shtanget” Elbasani, verdheblutë munden nga Bylisi në shtëpi dhe humbet kreun –
  • Barazim që nuk kënaq askënd, Tirana dhe Vllaznia ndajnë pikët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të nisim betejën për të ardhmen e vendit –
  • Çdo minutë e Ramës në pushtet është fatkeqësi për Shqipërinë, të bashkohemi në protestë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com