Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Si bakllava në pemë, hurma të pjekura në furrë

Nga Media 0

Me mjaltë, me kanellë e të pjekura në furrë, hurmat shndërrohen në një ëmbëlsirë të lehtë, jashtëzakonisht të shijshme.

Hurmat janë frutat më të dashura të vjeshtës dhe dimrit. Padyshim janë ndër frutat më të preferuara të shqiptarëve.

Të zeza me fara apo të bëra shumë, ato shijojnë njëlloj e janë fantastike.

Të tërheqin përherë me shijen e tyre, aq asnjëherë s’mund të ndalesh duke ngrënë vetëm një.

Receta që AgroWeb.org u sugjeron më poshtë është një mënyrë fantastike për të shijuar hurmat si një ëmbëlsirë të lehtë.

Por krahas shijes së tyre fantastike, hurmat mbartin vlera të jashtëzakonshme shëndetësore.

Hurmat janë të pasura me vitamina, minerale si dhe antioksidantë. Ato përmbajnë ujë me shumicë (rreth 80%), por edhe fibra, vitamina (A, C) dhe kripëra minerale, si potas, kalcium, kalium, magnez, fosfor, selen dhe sodium.

Falë përmbajtjes së këtyre substancave, hurmat u japin energji organizmit, mbrojnë sistemin imunitar, kanë aftësi të përmirësojnë tretjen dhe të luftojnë lodhjen. Hurmat janë të jashtëzakonshme edhe kundër stresit, kundër anemisë apo mungesës së oreksit.

AgroWeb.org u sugjeron që për këtë recetë të përzgjidhni hurma të forta dhe jo të bëra shumë në formën e qulltë.

Si t’i Përgatisni në Shtëpi  

Përbërësit

(Sasia e hurmave përzgjidhet në bazë të numrit të personave në familje, në rastin konkret receta është për 4 persona)

4 kokrra hurma

2 lugë kafeje mjaltë

Kanellë

Një filxhan çaji me ujë të ngrohtë

Përgatitja  

Ngrohni si fillim furrën e sobës në 250 gradë.

Pastrojini mirë hurmat me ujë të bollshëm e më pas thajini me një pecetë të pastër kuzhine.

Përmes një thike prijini hurmat në feta dhe pastrojini nga farat, nëse kanë.

Secila nga fetat e hurmës duhet të ketë trashësi 0.5 centimetra. (Nëse dëshironi hurmat mund ti prisni edhe në formë horizontale por sërish me të njëjtën trashësi)

Fetat e hurmave vendosini me rradhë në tavë, të cilën më parë e keni shtruar me një letër pjekjeje.

Në një tas të vogël hidhni dy lugët e mjaltit dhe kanellën.

Përzjejini të dyja bashkë, e më pas hidhni ujin e ngrohtë.

Përzjeni masën derisa të njëtrajtësohet dhe hidhjani sipër hurmave në tavë. Kujdesuni të ruani pak nga shurupi për t’ua hedhur hurmave në fund.

Mbulojeni tavën me hurma me një letër pjekjeje dhe piqini derisa hurmat të zbuten përreth 40 minuta.

10 minutat e fundit para se ti hiqni nga furra, hiqeni letrën e pjekjes, hidhuni shurupin e lënë mënjanë dhe lërini të piqen edhe për pak derisa hurmat të marrin ngjyrën e pjekjes.

Kjo ëmbëlsirë shërbehet e ngrohtë por edhe ftohtë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej