Zvika Szvernfeld, poeti hebre me profesion psikolog, ishte në Shqipëri gjatë Javës Poetike të Zërave Mesdhetarë, një aktivitet i organizuar nga Qendra e Studimeve letrare “Pjetër Budi” i cili u organizua në Tiranë e Durrës për një javë, nga data 25 prill deri më 1 maj. Gjatë këtyre ditëve ka shkruar poezi edhe për Shqipërinë që e ka botuar gazeta Mapo ;
Shqipëria e vërtetë
Pesë gishta të mallkuar
të paaftë për t’u kapur bashkë
për të mbështjellë një grusht me
lumturi
dhe ende ndonjëherë
ata i dërgojnë njëri-tjetrit
një flutur që ngrihet lart nga nyjet e gishtave
një flatër fërgëlluese të rrahjeve të zemrës