Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Shehu: Kukësi po zbrazet nga emigracioni

Nga Media 0

Niveli i ulët i zhvillimit ekonomik të zonës lidhet me faktin se të ardhurat gjenerohen kryesisht nga sektorët me produktivitet të ulët. Ekonomia e kësaj bashkie mbështetet në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, e cila zë mesatarisht 33% të së gjithë vlerës së shtuar bruto për rajonin.

Bujqësia ofron punë për pjesën dërmuese të popullsisë, ndërsa sektori privat jobujqësor ka ndikim të ulët në punësimin e përgjithshëm, thotë kryetari i Bashkisë së Kukësit, zoti Bashkim Shehu. Ai pohon se qyteti është i pasur me burime natyrore më shumë se çdo qark tjetër, për shkak se ka burimet energjetike që furnizojnë gjithë vendin me energji dhe rezerva të mëdha kromi, bakri dhe hekur-nikeli.

Megjithatë, kompanitë që i shfrytëzojnë këto burime nuk i paguajnë detyrimet ligjore që rrjedhin nga renta dhe pagesa e FI-së koncesionare. Z. Shehu pohon se shpopullimi i zonës dhe taksa e re në Rrugën e Kombit do ta përkeqësojnë situatën.

INSTAT raportoi se numri i të papunëve të regjistruar në zyrat e punësimit në Kukës ra me mbi 4 mijë persona në vitin 2017. Rënia vjen për shkak të ikjes së popullsisë apo hapjes së vendeve të reja atë punës?

Shifrat e INSTAT dhe realiteti janë krejt ndryshe. Po të shohim shifrat e papunësisë, sipas të dhënave zyrtare nga zyrat e punësimit Kukës, në vitin 2014 janë 5,877 punëkërkues kurse në vitin 2017, 4,802 punëkërkues.

Nga informacionet e marra nga administratorët e Njësive Administrative, në vitet e fundit ka pasur një numër të madh të emigrimit të familjeve drejt vendeve të BE-së për një jetë më të mirë. Rreth 3,000-3,500 familje kanë emigruar drejt vendeve të BE-së.
Nga të dhënat zyrtare për vitin 2016 të Drejtorisë së Shërbimit Social në Kukës, rreth 6,000 individë të papunë kanë emigruar jashtë Shqipërisë, kryesisht në Gjermani. Qartësisht nga këta 6,000 të larguar, ata ishin të papunë dhe pastaj shihet se ku anon dhe shkon realiteti i shifrave të papunësisë.

Cila është sfida më e madhe me të cilën po përballet ekonomia e Bashkisë së Kukësit?

Papunësia, mungesa e tregut të punës. Mungesa e investimeve nga qeveria qendrore për Bashkinë e Kukësit. Nuk ka mbështetje me fonde nga qeveria për projektet e Bashkisë së Kukësit, ndonëse me të ardhura të bashkisë nga taksa dhe tarifat vendore (kujtojmë se jemi nga të paktat bashki ku niveli i taksave është në kufirin minimal të ligjit), kemi arritur të realizojmë disa investime të nevojshme në infrastrukturë dhe shërbimet publike. Kjo mjafton për të krijuar modelin e punës dhe shërbimit ndaj qytetarëve./Monitor

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej