Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Sekuestrohen 4 pako me heroinë në portin e Durrësit, arrestohen dy persona

Nga Skenderi 0

Policia ka sekuestruar 2.3 kg heroinë në portin e Durrësit dhe ka arrestuar dy persona, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë Laureta Lama (38 vjeç) dhe Bashkim Hasani (67 vjeç), të dy banues në Tiranë. Ndërsa është  është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale E.Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Policia bën më dije se gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Durrës-Bari, në dhomën ku ishin akomoduar për udhëtim shtetasit e arrestuar, në valixhen e shtetases Laureta Lama u gjet një çantë dore, në brendësi të së cilës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 pako të mbështjella me celefon, me peshë rreth 2,3 kg heroinë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej