Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë një deklarate për mediat u shpreh se gjatë vitit 2016 ekonomia e vendit ka pasur shenja përmirësimi, ndërsa është ulur niveli i borxhit publik.
Sejko u shpreh se politikat monetare kanë ndikuar në rezultatet e një zhvillimi ekonomik, ndërsa theksoi se dhe për këtë vit norma bazë e interesit nuk do të ndryshojë, por do jetë e njëjtë 1.25%.
“Gjatë vitit 2016 politikat monetare ishin të qëndrueshme, ndërsa pati një përmirësim të ekonomisë dhe ulje të borxhit publik. Kemi pasur politike stimuluese, ndërsa presim ecuri më të mirë të kredisë për këtë vit. Politika monetare luan rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit”- tha Sejko.
Më tej Sejko u shpreh se “Inflacioni do të kthehet në objektiv brenda vitit 2018. Inflacioni shënoi vlerën prej 1.9 % në muajin nëntor, duke u rritur me 0.4% kundrejt muajit paraardhës, ndërsa marrëveshja me FMN, është e suksesshme”.