Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Samsung Note 8 vs iPhone 8 Plus

Nga Klodiana 0

Lançimi i telefonave të rinj në treg nga Apple dhe Samsung mund të jetë një nga momentet më të rëndësishme që kemi parë për lançimet e smartfonëve dhe gjithashtu për kompanitë e telekomunikacionit.

Samsung merr titullin për ekranin më të madh me një ekran 6.3 inç në krahasim me 5.5 inç të iPhone 8 Plus, falë asaj që Samsung quan “infinity display (ekran i pafundëm)”.

Samsung Galaxy Note 8 është më i lehtë dhe më i përshtatshëm për t’u mbajtur në dorë.

Të dyja kamerat shfaqin një sistem të dyfishtë kamere në pjesën e pasme.

Apple kryesoi funksionin Portret në një smartphone, i cili ju lejon të bëni një fotografi dhe të keni sfond magjik blured në një efekt shumë të ngjashëm me atë që një fotograf profesionist mund të arrijë.

Samsung shkoi edhe një hap më tej me Note 8, duke ju lejuar të rregulloni efektin blur dhe gjithashtu të ruani dy versionet e fotografisë për t’ju dhënë mundësi zgjedhjeje.

Ndoshta tipari më i rëndësishëm ose mungesa e krahasimit të këtyre dy pajisjeve është pena e Samsung.

Samsung Note 8 vjen me një penë të vogël të futur në bazën e telefonit, i cili kur hiqet ju jep mundësinë të shkruani shënime në ekran, të shkruani dokumente, madje dhe të dërgoni mesazhe me shkrim dore tek miqtë tuaj.

Apple nuk ofron asnjë karakteristikë të tillë për iPhone 8 Plus.

Për dashamirësit e muzikës, Samsung ruan mundësinë për të vendosur kufje prej 3.5mm, ndërsa lëvizja “e guximshme” e Apple vitin e kaluar për të hequr atë mbetet përsëri, duke lejuar vetëm kufje wireless ose duke e përdorur vetëm nëpërmjet një përshtatësi.

Samsung gjithashtu përfshin disa kufje të shkëlqyera AKG në kuti, ndërsa Apple po vazhdon me Earpod-ët e tyre të bardhë të njohur tashmë, me një kabllo dhe përshtatës për t’u përdorur kur futen në prizë.

Në pjesën e sigurisë, sensori i Apple TouchID i gjurmëve të gishtave mbetet në sistemin 8 Plus, ndërsa Samsung kabërë një hap përpara me funksionin e njohjes së Irisit për një siguri më të lartë.

Nëse doni të keni një penë për të shkruar shënime me dorë, nuk ka dyshim që Note 8 është i duhuri për ju.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej