Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Sadiku kthehet ndaj osmanllinjve

Nga 27-shi 0

Sulmuesi ynë e ka lënë pas dëmtimin që mendohej ta mbante më gjatë larg fushave dhe mund të jetë titullar që sot, ndaj turqve të Osmanlispor

Përfundojnë ditët e rikuperimit për Armando Sadikun, i cili ndryshe nga çfarë ishte thënë më parë, se rrezikon edhe transfernën e Lihtenshteinit me Kombëtaren, do të jetë që sot në fushë për Europa League. Nëpermjet një konference për shtyp, sulmuesi shqiptar u shpeh se është i gatshëm për të kontribuar për Zyrihun, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve kundër turqëve të Osmanlispor, pasi për tifozët e skuadrës që tashmë militon në kategorinë e dytë zvicerane, Europa League është kthyer në një prioritet. Ndërkohë që po sot, skena europiane do të ketë si protagonist edhe dy shqiptarë të tjerë nga ekipi i De Biazit, Ansi Agollin e Karabak, që do të përballet në Firence ndaj Fiorentinës dhe Ergys Kaçen, i cili luan për çekët e Viktoria Pilzen dhe që do të luajnë në transfertën e Vienës ndaj Austrisë.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej