Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Sa më shumë kohë të kaloni me nënën, aq më shumë do të jetojë ajo

Nga Media 0

Nëse ndonjëherë ju kanë akuzuar se nuk jeni “cool” sepse kaloni shumë kohë me prindërit, atëherë fillimisht gjeni shoqëri më të mirë, pastaj tregojuni se aq më shumë kohë që kaloni me ta, aq më gjatë do të jetojnë.

Një studim i kryer nga Universiteti i Kalifornisë ka zbuluar se personat e moshës mesatare 71 vjeç ndihen të vetmuar, e kjo shkakton probleme në shëndet.

Rezultatet treguan se nga 1604 njerëz të anketuar, 43 për qind e grave të intervistuara kishin rrëfyer se ndiheshin të vetmuara.

Ndërsa statistika më brengosëse e këtij studimi është se 23 për qind prej tyre kishin vdekur brenda gjashtë viteve sa ishte kryer studimi.

Hulumtuesit zbulojnë se vetmia mund të çojë në probleme të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë vështirësi në jetën e përditshme, probleme me kryerjen e detyrave, probleme me ecje, etj. Pra, prandaj është e rëndësishme të kaloni kohë me nënën dhe babanë!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej