Rrugët, 682 milionë dollarë më tepër. Elbasan-Tiranë dhe Rruga e Kombit, kostot u shtuan në ndërtim

Duhet të lëçisni

Kërkohej prej 10 vitesh nga policia, shqiptarin e “tradhton” facebook-u i gruas

Prej 10 vitesh shqiptari nga Vlora Shaqir Kalaj ishte në kërkim nga policia italiane, pasi ishte një nga të arrestuarit e operacionit “Non plus...

Vdekja e 23 të moshuarve pasi u vaksinuan në Norvegji, OBSH nis verifikimet

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nisur verifikimet për vdekjen e 23 të moshuarve në Norvegji, pasi u vaksinuan kundër koronavirusit. OBSH është në kontakt me...

Lajm i keq nga Pfizer, kompania do të zvogëlojë përkohësisht dërgesat e vaksinave në Europë

Kompania amerikane Pfizer, që momentalisht është prodhuesi më i mad hi vaksinave kundër koronavirusit, ka marrë vendimin që të zvogëlojë përkohësisht dëgimin e dozave...

Futen në grevë tre zyrtarë të Kryeministrisë në Kosovë

Tre zyrtarë të Zyrës së Kryeministrit në Kosovë kanë njoftuar se kanë hyrë në grevë. Këshilli Grevist që përbëhet nga Arben Krasniqi, Isa Hajdari...

Ndërtimi i veprave publike në Shqipëri është një histori e mbushur me tejkalime kostosh dhe fatura të fryra në kurriz të taksapaguesve.

Top Channel publikon bilancet e dy investimeve më të mëdha publike në infrastrukturë, Rrugës së Kombit dhe asaj Tiranë-Elbasan, sipas të dhënave zyrtare nga vetë Ministria e Infrastrukturës. Të dhënat tregojnë se në të dyja veprat, kostoja është tejkaluar frikshëm në raport me vlerat fillestare të kontratave, duke i marrë taksapaguesve shqiptarë qindra milionë dollarë shtesë.

Më konkretisht, autostrada Durrës-Kukës-Morinë, një segment 124.2 kilometër i gjatë, kishte si kosto fillestare në kontratë vlerën 819.7 milionë dollarë amerikanë. Por, fatura finale e rrugës rezultoi 66.3% më e lartë ose plot 1 miliardë e 363 milionë dollarë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me rrugën Tiranë-Elbasan, veprën e dytë publike më të madhe në vend. Fillimisht, tenderi për këtë aks u fitua nga kompania greke “Aktor”, me një vlerë totale 312.5 milionë dollarë. Por, deri më tani, fatura e rrugës ka arritur në rreth 450 milionë dollarë, ose 44% më shumë nga vlera e tenderuar.

Pra, vetëm për dy rrugët më të mëdha të vendit, fatura që kanë paguar qytetarët është fryrë me 682 milionë dollarë mbi kostot e kontratave. Kjo shifër është gati sa buxheti që Shqipëria i jep sistemit shëndetësor, jo për një, por për dy vite bashkë.

Fryrja e kostove nuk është fenomen vetëm i projekteve të mëdha. Në Shqipëri ajo ndodh rëndom edhe në kontratat më të vogla, ku qytetarët shqiptarë paguajnë qindra milionë dollarë shtesë për projektet dhe kontratat e hartuara keq, mungesën e mbikqyrjes si dhe korrupsionin e zyrtarëve.

 

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Kërkohej prej 10 vitesh nga policia, shqiptarin e “tradhton” facebook-u i gruas

Prej 10 vitesh shqiptari nga Vlora Shaqir Kalaj ishte në kërkim nga policia italiane, pasi ishte një nga të arrestuarit e operacionit “Non plus...

Vdekja e 23 të moshuarve pasi u vaksinuan në Norvegji, OBSH nis verifikimet

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nisur verifikimet për vdekjen e 23 të moshuarve në Norvegji, pasi u vaksinuan kundër koronavirusit. OBSH është në kontakt me...

Lajm i keq nga Pfizer, kompania do të zvogëlojë përkohësisht dërgesat e vaksinave në Europë

Kompania amerikane Pfizer, që momentalisht është prodhuesi më i mad hi vaksinave kundër koronavirusit, ka marrë vendimin që të zvogëlojë përkohësisht dëgimin e dozave...

Futen në grevë tre zyrtarë të Kryeministrisë në Kosovë

Tre zyrtarë të Zyrës së Kryeministrit në Kosovë kanë njoftuar se kanë hyrë në grevë. Këshilli Grevist që përbëhet nga Arben Krasniqi, Isa Hajdari...

Dalin shifrat në 24 orët e fundit: Shumë raste të reja me COVID-19, ulet numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatën së COVID-19. Në 24 orët e fundit në...