Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Reshjet/ Rama: Situata në zonën e jugut do të jetë e rënduar

Nga Skenderi 0

Kryeministri Edi Rama u shpreh për gjendjen e përmbytjeve, duke thënë se situata në zonën e jugut do të jetë e rënduar sipas parashikimeve.

Gjatë mbledhjes së Shtabit të  Emergjencave këtë mëngjes për të bërë një analizë të situatës pas reshjeve të dendura të një dite më parë Kryeministri tha se “falë  masave që kemi marrë duke bërë pastrime masive të kanaleve dhe duke investuar në disa segmente pas përmbytjeve të mëparshme, e kanë sidoqoftë relaksuar goxha situatën”.

Ndërsa Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi bëri të ditur se është njoftuar dhe pala greke, lidhur me vërshimet e Vjosës. “Po testojmë prurjet e Vjosës nga ana jonë, në Gjirokastër dhe Tepelenë dhe është vlerësuar situata. Për këtë janë njoftuar prefektët e të gjithë rajonit”, tha Premçi.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>