Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Receta si të përgatisni një tavë dheu

Nga Ejona 0

Përbërësit:

– 500 gr mëlci vici
– 1 domate e madhe ose 3 të vogla
– vaj ulliri 2 lugë gjelle
– 1 spec të kuq
– 1 lugë miell
– 150 gr gjizë
– 2 thelpinj hurdhra
– 3-4 gjethe dafine
– 1 spec pikant
– piper të zi dhe kripë sipas dëshirës

Përgatitja:

Në një tenxhere të cekët skuqim mëlcitë e prera në kubikë të vegjël. Pasi janë gati i heqim nga tenxherja dhe i vendosim në një enë tjetër. Në vajin e mbetur hedhim për skuqje hudhrat e grira jo shumë hollë, domatet dhe pas pak shtojmë specin e prerë në copa të holla. Pas disa minutash shtojmë edhe miellin dhe e përziejmë duke pasur kujdes që përbërja të mos ngjitet në tenxhere. I shtojmë dhe gjizën ose djathin dhe vazhdojmë përzierjen derisa të marri formë unike. I shtojmë gjethet e dafinës, specin djegës sipas deshirës, piperin e zi dhe i shtojmë edhe një gotë ujë. I hedhim kripë sipas deshirës dhe pas dy minutash i bashkojmë melcitë që skuqëm në fillim. I lemë të ziejnë bashkë pvr 5-7 minuta dhe pastaj përbërjen e hedhim në dy tavat e dheut. Marrim tavat dhe i fusim në furrën që kemi ngrohur paraprakisht me 200 gradë. I lemë në furrë për rreth 20 min duke i kontrolluar herë pas here. Më pas i heqim nga furra duke pasur kujdes të mos digjemi dhe i shërbejmë tavat të nxehta me bukë të thekur. Pjata është gati.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej