Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Rama i shkruan Bashës në mesnatë: E ke dëgjuar gabim ofertën time

Nga Media 0

Edi Rama i ka shkruar sërish Lulzim bashës, kësaj here për të sqaruar nja ngatërrese mes tyre në deklarata në distancë që ata lëshojnë ndaj njëri-tjetrit. Në një reagim rreth mesnatës së djeshme,  kryeministri Edi Rama thotë se kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka dëgjuar gabim ofertën që i ka bërë nga salla e Kuvenit për Vetting-un.

“Lulëzimi, paska dëgjuar sikur unë paskam ofruar sot në Kuvend kompromis për të shtyrë Vetingun! Në fakt e kundërta është vërtetë. Unë sot kam thënë që Vetingu për mua është kusht për çdo kompromis të mundshëm, për hyrjen jashtë afateve në zgjedhje të PD-së. Dhe kam shtuar se vetëm nëse të tjerët – nënkupto miqtë e partnerët tanë që e kanë Vetingun kusht për negocimin për anëtarësimin e Shqlpërisë në BE – do të kërkonin fleksibilitet në emër të përfshirjes së PD në zgjedhje, atëherë e vetmja mundësi mund të ishte nëse PD do të pranonte ta votonte Vetingun, në seancën e parë të parlamentit të ri”– thotë Rama duke vijuar:

“Sidoqoftë s’ka asnjë problem! Ne do të vazhdojmë me bukë dhe Çadra e Frikës nga Drejtësia le të vazhdojë me gurë. Durimi ynë do të soset vetëm kur të soset kufiri i fundëm i mundësisë për të hyrë të gjithë në zgjedhje. Domethënë deri ditën dhe orën e paraqitjes së emrave të skuadrave, për betejën e 18 qershorit.

Pastaj me Lulëzimin pa Lulëzimin, do ta bëjmë me mandatin e ri të popullit sovran, Vetingun dhe krejt rrugën e zbatimit të Reformës në Drejtësi. E nëse Lulëzimi dhe Çadra e Frikës nga drejtësia, mund ta vonojnë plotësimin e komisioneve të Vetingut dhe nisjen e punës së tyre, duke mos u paraqitur në punë deri në ditën e fundit të këtij kuvendi, dita e parë e Kuvendit të Ri do të shënojë edhe fundin e kësaj pengmarrjeje të turpshme të drejtësisë!” – shkruan Rama.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej