Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Rama flet për 5 orët me Metën dhe thumbon PD-në

Nga Klodiana 0

Pas takimit të mërkurën në mbrëmje me  Ilir Metën në Kryeministri, ka bërë kryeministrin të flasë i pari. Edi Rama ka bërë një replikë me opozitën, e cila që pas  bashkëpunimit me Ilir  Metën për Reformën në Drejtësi dhe pas 21 korrikut. Edi Rama nuk dha detaje për takimin 5-orësh me Ilir Metën dhe as nuk foli se cilat janë piketat kryesore të marrëveshjes për një tjetër koalicion parazgjedhor.Por për të treguar se bisedimet janë në rrugë të mbarë, kryeministri u tregua i pakursyer edhe në ironinë me sjelljen politike të opozitës.

“Meqë e kishe merak takimin tim dje, po të them që nuk ishte as për mbetjet, as për kanabisin dhe për asgjë tjetër. Ishte për të diskutuar sesi do të ndërtojmë fitoren e zgjedhjeve të ardhshme. Kur ta mbarojmë diskutimin do t’ju noftojmë për dhimbjen tuaj. Në mënyrë që edhe ju të flini mendjen, se jeni bërë kaq qesharakë sa dukeni si një komshi që thotë: mua s’më merr njeri, por ishalla po ndahen komshinjtë e mi, që të më marrë ndonjëri prej tyre”, u shpreh Rama.

Por, a është ky sinjali më i qartë se koalicioni i majtë tashmë ka gjetur kyçin e një marrëveshjeje të re për zgjedhjet e 2017-s? Këtë “pickim” të Edi Ramës ndaj opozitës, që ende kujton me nostalgji pushtetin me LSI-në, e përgënjeshtron vetëm një njeri…dhe ky është Ilir Meta. Por ky i fundit ka heshtur. Siç kanë treguar zhvillimet e fundit politike, heshtja është e njëjtë me miratimin.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej