Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Rama- Dules: Në s’të pëlqen çam, të them janë shqiptarë, në s’të pëlqen çështje çame ju them se është çështje shqiptare

Nga Media 4

Kryeministri i përgjigjet kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe mbështetësve të tij në Athinë edhe për Himarën: Nuk ka dhe nuk ka pasë kurrë minoritet grek në Himarë.

Siç kishte premtuar, kryeministri Rama i ka dhënë përgjigje të qartë Vangjel Dules së PBDNJ-së dhe të gjithë atyre politikanëve në Athinë që kanë pretendime se po cënohet minoriteti grek apo që për ta nuk ekziston Çështja Çame.

Në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministri i ka bërë të qartë Dules se Çështja Çame është çështje shqiptare dhe se në Himarë nuk ka pasur e as nuk ka minoritet grek.

Ka një shprehje të popullit shqiptar, por mendoj se edhe të popullit grek; Para se të marrësh fshesën e të nisesh për të shtëpia e tjetrit, fshij një herë para pragut të shtëpisë tënde aposhpreja tjetër në Ungjill; Para se të heqësh ashklën në syrin e tjetrit, hiq traun në syrin tënd që të pengon të shohësh… .” Kryeministri i ka zgjedhur këto shprehje për të ilustruar mënyrën se si është sjellë qeveria greke e të gjitha kohërave me shqiptarët dhe e ka fjalën për ata të Çamërisë dhe Çështja Çame. Duke iu drejtuar kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule dhe gjithë atyre grekëve në qeverinë e politikën e Athinës,  të cilët e konsiderojnë të paqenë Çështjen Çame.

Duke kujtuar disa herë që Greqia nuk e ka zbatuar kurrë reciprocitetin me fqinjët në respektimin e të drejtave të njeriut, Rama ka sqaruar edhe një herë se Çështja Çame ekziston dhe është çështje shqiptare.  Ja si e sqaron kryeministri Dulen dhe grekët që pretendojnë të kundërtën:

Deklarata e Ramës:

Nuk ka histori e të drejtë ndërkombëtare që e pranon që popullsia çame paska qenë bashkëpunëtore më nazizmin. Nuk ka të drejtë ndërkombëtare në botë që pranon që edhe nëse paskan qenë bashkëpunëtore me nazizmin popullsia çame të dënohet brez pas brezi duke i mohuar çdo të drejtë njerëzore, ashtu siç kanë bërë grekët me popullsinë çame.

E shkuara nuk mund të jetë një pengesë për të ardhmen e përbashkët të popujve tanë. Përkundrazi zgjidhja e bazuar në të drejtën ndërkombëtare janë në interes jetik për të dyja shtetet. Së pari, ne dëshirojmë që lufta të mbarojë. Ne mirëpresim një akt të vlefshëm që të shfuqizojë dekretin mbretëror, i cili e konsideron Shqipërinë  dhe Greqinë në gjendje lufte. Një mbetje arkaike e mbetur aty e riciklueshme nga çdo qeveri si një kujtim, jo sepse është një akt që krijon pasoja konkrete për qytetarët shqiptarë.

Vangjel, në qoftë se nuk të pëlqen çam s’ka problem, janë shqiptarë, në qoftë se nuk të pëlqen Çështje Çame s’ka problem, është çështje shqiptare dhe për këtë çështje kemi të gjithë të drejtën të kërkojmë zgjidhje bazuar në të drejtën ndërkombëtare…

Komente (4)

  1. Greket dhe slavet te tjere si serbet sipas Dimitrije Tucoviqit e greket kane ndonje realist te kombit te vet duhet tu permiresojne marredheniet me shqiptaret sipas keshillave te tyre.Ama patjeter ti permirsojne mardheniet ngase eshte ne interesin e tyre.Po flas ne plan afatgjate.Duhet te marrin shembullin e.Gjermanise dhe Frances.Dule e di shume mire se Z.Rama ka shume te drejte por mayrapazet politik punojne per Lek.

  2. U be nje koh e gjet qe me fundi nje burr ne SHqipri ka B…e, dhe: pa kiken e Fries i trgoj Grekut ate qe duheshe bere ketu e 76 vjet me pare, Edi Rama me gjith ment qe do te shkruhet ne Historin e atdheut ton . Une nuk jam Socialist por Republikan Amerikan. por ne qofte se do isha ne Atdhe voten do tja jepja Edit!! Po Vangjel Dulja nga na dolli Grek! Sipas Historis a nuk jane keta nga Malsia? Mbiemri i keti Sahan lepirsi eshte SHqiptar edhe Musliman! Por EDID i lumte Goja qe i tha edhe me teper. Me nderime dhe respekt Cami Vogel USA.

  3. Cili je Ti more burre mbrapa Te vjen historia une jam edvin Rama dulen e lidh Te catia

  4. Edi Rama foli tamam si Shqiptar. Ndersa V. Dhulja nuk e di se nga eshte vete. Ne fjalorin e gjuhes greke nuk ekziston germa “D”; ne vend e saje eshte ajo “DH”.
    Keshtu ne rast se Vangjeli e quan vehten grek, atehere mbiemri I tije do jete DHULE-pra ne shqip SHERBETOR-VANGJEL SHERBETORI-pasardhes I argateve greke qe erdhen te punojne arrat e bejlereve Shqiptare . Po qe vangjeli do pranoi mbiemrin dule, dmth se eshet nipi I Avdulit ; ose me qarte eshte KOPIL I Avdulit ose Avdullait!
    Le t’ja lejme vangjelit zgjedhjen, ose le ta pyesi mesuesin e tij grek, Janullatosin

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>