Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Qumështor

Nga Skenderi 0

Qumështori është një recetë e thjeshtë dhe shumë e shëndetshme për organizmin. Për të realizuar një ëmbëlsirë të tillë na duhen  këto përbërës kryesorë si;

  • 1 litër qumësht
  • 5 vezë
  • sheqer sipas dëshirës
  • 1/2 e fixhanit niseshte

Për të përgatitur recetën në fillim do të përziejmë vezët me sheqer derisa të bëhet një masë e shkrifët. Pasi e kemi zier qumështin dhe është në gjendje të vakët e përziejmë me niseshtenë, vezët dhe sheqerin që kemi bërë gati në enën e mëparshme. I hedhim në tepsi dhe e vendosim në temperaturën 200 gr celcius.

Në kohën që e vendosim në furrë duhet ta mbulojmë me letër alumini dhe ta kontrollojmë vazhdimisht derisa të krijojë një skuqje të lehtë në sipërfaqe të saj.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>