Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Pukë, 4 persona në pranga për prerje të paligjshme të pyjeve

Nga Rexhina Biba 0

Agjentët e policisë së Shkodrës, në bashkëpunim me kolegët e komisariatit të Pukës, kanë evidentuar një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve.

Sikurse thuhet në një njoftim për shtyp, uniformat blu, në kuadër të operacionit “Roja e Gjelbër” kanë vënë në pranga 4 persona, 3 prej të cilëve specialistë pranë Bashkisë së Pukës.

Sipas burimeve, të arrestuarit janë shtetasit Gjin Filipi, Astrit Hyseni dhe Enver Laçi, i pari shef dhe dy të tjerët specialistë të seksionit të pyjeve pranë Bashkisë së Kukësit; si dhe shtetasi Frrok Gjoka, biznesmen.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas kanë shpërdoruar detyrën duke autorizuar në mënyrë të paligjshme prerjen e një sipërfaqeje prej 3.000 metër katërore në zonën pyjore Krrab-Bushat, në favor të kompanisë së administruar nga shtetasi Frrok Gjoka.

Ndaj 3 funksionarëve shtetërorë është ngritur akuza e “shpërdorimit të detyrës”, ndërkohë që ndaj biznesmenit Gjoka ajo e “prerjes së paligjshme të pyjeve”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej