Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Publikohen për herë të parë 6 këngë të Tefta Tashko Koços

Nga Klodiana 0

Këto që po dëgjoni janë pjesë nga 6 këngët e panjohura deri më sot të Tefta Tashko Koços. Në 71 vjetorin e vdekjes së “Artistes së Popullit”, këto krijime u transmetuan për herë të parë për publikun nga gramafoni, në qytetin e Korçës.

Në vlerësim të figurës së sopranos, disqet e regjistruara nga artistja, materiale fotografike dhe dokumentarë të saj u ekspozuan ne ambientet e Muzeut Kombëtar të Arsimit.

Ndërkohë që sipas studiuesit te historisë Niko Kotherja këto materiale janë një dëshmi me vlerë për historinë tonë kulturore.

3 disqe me nga dy këngë secili te regjistruar në Milano nga Tashko, në vitin 1942 në shoqërinë diskografike “Columbia” janë sjellë në Korçë dhe tashmë janë pasuri e publikut.

Disqet e rralla janë gjetur brenda territorit te Shqipërisë, ne qytete te ndryshme.

/vizionplus.tv/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej