Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kabineti i ri, makijazh në fytyrën e Rilindjes

Nga Media 0

Në qeverinë e re të Edi Ramës shumica prej emrave të rinj janë të panjohur për publikun edhe përpara se të punonin në rangje më të ulëta të administratës. Në jetën publike nuk kanë përfaqësuar asgjë më shumë sesa interesat e veta.

Ata nuk kanë dhe as kanë marrë ndonje angazhim publik dhe s’kanë asnjë përgjegjësi politike. Ata nuk përfaqësojnë asnjë pëlqim të transferuar përmes votës nga publiku. Ata kanë bere kete kapercim me hop drejt majës së lartë të pushtetit vetem prej shijeve personale të udhëheqësit, pa kaluar në asnjë filtër besimi dhe merite në shkallët më të uleta të hierarkisë administrative apo politike.

Për shkak të shkallës së ulët të njohjes dhe reputacionit, shkallës së ulët të përfaqësimit publik dhe angazhimit e përgjegjësive politike, ministrat e rinj nuk munden dhe as kanë marrë përgjegjësinë të mbushin gropat e mëkatit të krijuara nga ata që lëshuan vendin. Sepse kur kryeministri shpalli emrat e rinj edhe ai vete nuk specifikoi se çfarë ata do të bëjnë ndryshe por edhe fytyrat në sallë nuk shfaqnin asnjë grimë shprese për ndryshim të pritshëm, fakt mjaft domethënës për pritshmeritë e këtij kabineti.

A ka shanse të ndryshojë kabineti i ri qasjen ndaj koncesioneve që po projektojnë një mal të madh me borxhe ndaj së ardhmes? A do të heqë dorë kjo qeverisje nga kontratat skandaloze dhe klienteliste? A do të dojë ky kabinet i ri të prodhojë reforma që përmirësojnë cilësinë e jetës së shtresave më në nevojë? A do t’i vendosen barriera të forta krimit dhe korrupsionit etj., etj.?

Kabineti i shkuar me ministrat që ikën, këto probleme i krijuan, me thënë të drejtën jo pa mbështetjen e maxhorancës arrogante aktuale. A beson njeri që do ta zgjidhin këta të rinjtë këtë? Jo, as vetë Rama. E bëri pothuajs të qartë kur tha se studentët më qëlluan me shuplakë në faqe dhe unë iu ktheva tjetrën. Pra këta janë botoksi i ri në fytyrën e lënduar të Rilindjes nga shprehja e pakënaqësise së njerëzve, e ku njëra faqe është ende e mavijosur.

Fakti tjetër që e bën të pabesueshëm ndryshimin e qeverisjes është qëndrimi ndaj ministrave të larguar, të cilët siç duket nuk do t’i largohen kupolës drejtuese politike të Rilindjes. Sipas Kryeministrit-Kryetar ata do të jenë pjesa më e fortë dhe ndoshta më e denjë e përfaqësimit dhe përballjes së Rilindjes me publikun në fushatën e ardhshme për zgjedhjet lokale pas gjashtë muajsh.

Duke huazuar tërësisht jashtë çdo konteksti dhe në mënyrë të shtrembër e abuzive Jezu Krishtin kur këshillonte për tolerance, Rama tha se studentëve që e qëlluan me shuplakë ai pranoi t’u kthejë faqen tjetër, duke bërë një interpretim sipas dëshirës të tij dhe siç i leverdis atij në këtë rast, duke synuar të vendosë shenjën e barazimit mës të keqes dhe studentëve apo kujtdo tjetër që i vihet përballë këtij Kryetarit, të pagabueshëm, që i di të gjitha e tolerant i madh, tamam sikurse Zoti apo i biri i tij. Kjo është vetëm një dëshmi më shumë se ky vetë mund të jetë jo zgjdhja por problemi e për pasojë pikërisht qëndrimi i tij në krye të kabinetit është garancia që nuk do të ketë asnjë ndryshim dhe as nuk duhet pasur shpresë.

Sidoqoftë shpallja, si në një plenum të hershëm të Partisë famëkeqe të Punes, e këtij kabineti të ri na konfirmoi të paktën tre gjëra: se nuk iu shërben shqiptarëve por vetëm qëllimit që Rilindja të mbajë pushtetin; se Rama vazhdon të sillet si zoti e mishëruesi i drejtësisë dhe i së mirës në tokë; dhe se emrat e rinj janë thjesht një ndërhyrje estetike në vragat e profilit të Rilindjes, e cila sa kohë ndryshoi më shumë se gjysmën e kabinetit, tashmë ka rënë.

Por meqenëse kryeministri i qëndron bindjes se po qeveris drejt ndoshta do të ishte më e udhës që t’i drejtohej popullit për votëbesim, sesa të vendoste ai vetë se çfarë do populli.

http://www.monitor.al/kabineti-i-ri-makijazh-ne-fytyren-e-rilindjes/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej