Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Pse e ka humbur rrugën PD-ja?

Nga admin 0

Nga Klodian Tomorri

Në vitet 2006-2007 qeveria e Sali Berishës ndryshoi rrënjësisht sistemin tatimor duke i vendosur të gjitha të ardhurat në taksim proporcional. Taksimi i të ardhurave nga pagat ndryshoi nga progresiv me tre shkallë në normë unike 10 për qind, ndërsa tatim fitimi dhe brenda dy vitesh u ul nga 23 për qind që ishte ne 10 per qind. Taksat e punëtorëve u rritën, tatimet e korporatave u ulën.

Në atë kohë askush nuk e çoi nëpër mend se Berisha ishte ulur në tavolinë dhe kishte bërë pazar me bosët e korporatave, të cilët sot në publik thirren rëndom me emrin oligarkë. Kjo do ishte e tepërt edhe për një skenar filmi fantashkencë: “Doktori që ulet bën pazar me oligarkët, të ulë 10 më jep 5”.

Ulja e taksës së dividentit merr automatikisht fuqi prapavepruese. Por, Partia Demokratike tani thotë të kundërtën. Eksponentë të lartë të PD-së po akuzojnë publikisht se ulja e tatimit mbi dividentin me fuqi prapavepruese është dhuratë për oligarkët. Në këtë situatë lind pyetja, po taksa e sheshtë 9 për qind në programin e PD-së, e cila ul jo vetëm dividentin, por edhe tatim fitimin në 9 për qind, produkt i kujt pazari është? Me këtë logjike i bie të jetë po pazar oligarkësh, madje më i madh.

E vërteta është se që nga rritja e tatimit të dividentit në vitin 2013 bizneset e mëdha nuk shpërndajnë me dividente. Ky është efekti i rritjes së taksave që shpjegon Kurba e Laferit. Por, kjo është vetëm njëra anë e medaljes.

Ana tjetër është se problemi ynë nuk është norma e taksës së dividentit, por diçka tjetër. Mungesa e një takse që detyron kompanitë ta shpërndajnë fitimin ose ta çojnë për investime. Çuditërisht askush nuk e përmend.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur kompanitë mbajnë fitime të pashpërndara përtej një niveli të caktuar (250 mijë dollarë), atëherë taksohen. E ashtuquajtura tax on accumulated earnings, është vënë enkas për këtë qëllim, që kompanitë të mos abuzojnë duke i lënë fitimet pafundësisht aty të pashpërndara për t’u shpëtuar taksave. Ne na duhet një taksë si kjo, si dhe na duhet të rishikojmë hapësirat që i lejojnë bizneseve të mbajmë pafundësisht dividentë të pashpërndarë në llogaritë e tyre. Kjo kërkon zgjidhje.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej