Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Pritja në Kakavijë, poeti i njohur: Po na trajtojnë si dele, na thonë “e keni peshqesh nga Himara”

Nga Klodiana 0

Poeti dhe publicisti Agim Doçi është një prej personave që i është dashur të presë me orë të tëra në Kakavijë për shkak të problemeve nga pala greke, për të cilat fillimisht u tha se ishin probleme në sistemin kompjuterik. Doçi jep një tjetër arsye të pritjeve për orë të tëra dhe kthimeve nga pala greke të shtetasve shqiptarë. Ai thotë se ka komunikuar vetë më autoritetet greke, të cilat kanë thënë se “e keni peshqesh nga Himara”, pra për çështjen e prishjes së ndërtimeve në Himarë.

Zoti Doçi çfarë po ndodh në pikën kufitare të Kakavijës?
Nuk po flas si poet por si gazetar dhe themelues mediash. Vij në kufirin shqiptaro-shqiptar se trojet tona janë në Kakavijë. Janë dhjetëra autobusë që presin të hapet kufirin. Na thana se “ju thoni se nuk ka probleme me ne, kryeministri juaj na ka prishur ndërtimet e minoritetit në Himarë”. Policia shqiptare e respektueshme dhe erdhi na sqaroi. Autobusët janë plot me turistë që shkojnë në Janinë në kalanë e Ali Pashë Tepelenës. Një bllokim i tmerrshëm.

Mendoni se arsyeja është Himara?
Padyshim. Janë mbi 850 turistë shqiptarë, punonjës dhe emigrantë. Ua kanë kthyer disave duke iu thënë se do vish pas 24 orësh, më 3 nëntor. I gjithë inati sipas bisedës, ku i thashë çfarë është kjo situatë, ata thanë ju “e keni peshqesh nga Himara”. Kjo është një politikë, të sillen një vend i NATO-s kështu…

Më vjen shumë keq për këtë që po ndodh. Nuk i takon shtetit grek të sillet kështu kur kryeministri deklaroi se ka zero probleme me shtetin grek. Ka 2 orë e 49 minuta që presim me pasaporta për të udhëtuar si turistë.

A kanë probleme njerëzit me pasaporta greke?
Nëse emigrantët tanë prej vitesh janë me emra grekë… Edhe një pjesë të tyre me dokumente të rregullta po i kthejnë me arsyetimin se ‘e keni dhuratë nga Himara”. Nuk na duan e nderuar. Propozoj, thirrni Vangjel Dulen, Ditmir Bushatin dhe gjeneral Haki Çakon e të mos bëjnë konferenca boshe e t’i lënë shqiptarët të presin si dele, si popull i kategorisë së tretë. Kjo është e vërteta.

A pritet të ketë një zhbllokim sot, ju kanë dhënë detaje?
Shefi i postës na tha mund të prisni 2-3 orë ose gjithë ditën. Kjo është fyerje. Shteti duhet të reagojë. Thërrisni kryeministrin, Bushatin, Xhafajn, Haki Çakon pse trajtohen njerëzit si dhen, si dele.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej