Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Presidenti Nishani merr gradën “Doktor Nderi” në Turqi

Nga Ejona 0

Kreu i shtetit Bujar NIshani ka marrë gradën “Doktor Nderi” nga universiteti më i vjetër i Stambollit

Gjatë takimit me komunitetitn shqiptar në Stamboll, Nishani shprehu mirënjohjen për kontributin që këto shoqata kanë dhënë për ruajtjen dhe promovimin e vlerave më të mira kulturore e historike të shqiptarëve në Turqi, si dhe vijimin e ruajtjes dhe forcimit të lidhjeve miqësore mes dy popujve.

Presidenti Nishani e konsideroi komunitetin e shqiptarëve në Turqi si një prej komuniteteve më të mëdha jashtë trevave shqiptare, si dhe theksoi se shqiptarët në Shqipëri, Kosovë e kudo tjetër janë krenarë me kontributin që ky komunitet ka dhënë për rimëkëmbjen ekonomiko-sociale të Shqipërisë pas ndryshimeve demokratike, për pavarësinë e Kosovës, si dhe përmirësimin e kushteve e të drejtave të shqiptarëve në rajonin e Ballkanit.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës u takua dhe me përfaqësues të diasporës shqiptare në Turqi si dhe zhvilloi homazhe edhe në varrin e atdhetarit të shquar Sami Frashëri, ku vendosi një kurorë me lule me dedikim të posaçëm.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej