Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Pezullimi i vizave nga Holanda/ Kocijançiç: Nuk na është kërkuar të marrim vendim

Nga Klodiana 0

Zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiç është shprehur se nuk ka pasur njoftim të dërguar në Komisionin Evropian, që t’i kërkohet të ndërmarrë një vendim për pezullimin e regjimit të liberalizimit të vizave me Shqipërinë.

Në një intervistë për “European Western Balkans”, Kocijançiç tha që pozicioni i Komisionit i shprehur të mërkurën nga zëdhënësja, Natasha Bertaud mbetet i njëjti.

Komisioni është në dijeni të votimit dje të mocionit në Parlamentin holandez, por ka një procedurë specifike që është në fuqi mbi pezullimin e mekanizmit të vizave dhe, deri tani, nuk kemi marrë asnjë njoftim nga asnjë shtet anëtare që të kërkojë aktivizimin e mekanizmit të vizave për ndonjë vend që përfiton nga udhëtimi i lirë pa viza. Nëse Komisioni do të marrë një njoftim të tillë, ai do e analizojë me kujdes, do e vlerësojë dhe do të vendosë nëse ky veprim nevojitet, duke theksuar rolin kryesor që ka ky organizëm në këtë proces”, u shpreh Kocijançiç.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej