Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Përgatitjet e Partizanit/ Iuliano: Kam besim te titulli

Nga Klodiana 0

Pas suksesit në provën e parë miqësore në Itali kundër Vastezes, Partizani zhgënjeu me lojë dhe rezultat në sfidën e zhvilluar kundër Ternanës. “Demat e kuq” ishin të pafuqishëm ndaj ekipit që militon në Serie B, nga i cili pësuan plot 3 gola duke shënuar vetëm një.

Ndeshja në stadiumin “Liberati” në qytetin e Ternit, u vendos me penalltinë e konvertuar në gol nga Montalto për vendasit, ndërsa bilanci i shqiptarëve u rëndua me Varonen dhe autogolin e Ibrahimit. E vetmja notë pozitive në mesin e përgatitjeve të “Demave”, ishte rrjeta e Milan Basrak.

“Jemi në fillim të fazës përgatitore. Kemi ende shumë kohë për t’u përgatitur, që të jemi gati për sezonin e ri. Jam shumë i lumtur që kam zgjedhur dhe drejtoj Partizanin. Kampionati shqiptar është teknik, por edhe shumë fizik. Por, ajo që më kënaq më shumë është dëshira për të mësuar. Çdo gjë që u transmetoj lojtarëve, ata e zotërojnë menjëherë. Djemtë më ndjekin në çdo hap. Objektivi është fitimi i titullit kampion. Për ta arritur këtë gjë duhet të punojmë fort dhe më mirë se të tjerët, që të triumfojmë në fund, në mënyrë që të kënaqim presidentin dhe tifozët”, tha Mark Iuliano, trajner i Partizanit.

Pas 8 ditësh në Kasha, Partizani do të vazhdojë intensifikimin  e fazës përgatitore për të qenë gati për fillimin e Kategorisë Superiore.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej