Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Për polakët që në 1939 luftuan me shpatë kundër automatikëve gjermanë

Nga Media 0

Nga Armand Plaka

Duket si një skenë nga ndonjë film i kohëve të sotme, por është një foto e famshme që e njeh shumëkush nga të apasionuarit jo vetëm të fushës së historisë. Sepse ajo mbart shumë simbolikë. Një pjesëtar i kalorësisë polake, bën një përpjekje sa dëshpëruese, aq edhe heroike për të mbrojtur nderin e nëpërkëmbur të vendit të tij, pak ditë pas pushtimit dmth. ndarjes për herë të tretë të Polonisë në shtator 1939.

Fati e deshi që ai vend të ketë disa pika të përbashkëta me atë të Shqipërisë, ku pozicionimi gjeografik e ka bërë shpesh “kurban” të urrejtjes që ka ardhur nga kombe e shtete të tjera, fqinjë me të. E pajisur shumë më keq se ushtria gjermane e ajo sovjetike, shumë më e pakët në numër dhe e hutuar nga sulmi i papritur e i mirëkoordinuar mes gjermanëve e sovjetikëve, trupat polake u gjendën në pozicion “sandwitch” duke shkrehur shpesh edhe fishekun e fundit e përdorur asetet më elementare që njeriut mund t’i hynë në punë në raste të tilla.

Të njohur si kalorës të zotë e besnikë të traditës, shumë syresh, i besuan deri në momentin e fundit mikut më të mirë të njeriut, bashkëudhëtarit të tij në histori, edhe pse e dinin se nuk kishin asnjë shpresë. Karikatura që pason është marrë nga mediat britanike të kohës, menjëherë pas pushtimit të Polonisë ku shihet qartë rezultati i bashkëpunimit mes Stalinit dhe Hitlerit, duke viktimizuar Poloninë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej