Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Paraja. Qëllim apo mjet?!

Nga 27.al 0

nga Rea Shundi

Paraja është deklaratë. Prandaj politika zhvillohet gjatë procesit të të folurit. Fjalët për politikanët kanë vetëm vlerën e kësaj paraje, asgjë më shumë ose më pak.

Politika megjithatë nuk është bërë për të fituar para. Ajo ka synuar gjithmonë rregull, rend, siguri, mëvetësi dhe epërsi ndaj të tjerave. Politika dhe paraja shkojnë pas një qëllimi, por kur hyn edhe filozofia në spektrin e fushëpamjes, gjërat tjetërsohen ndjeshëm. Filozofia nuk është fushë pragmatike, paçka se përdor një leksik të gjerë fjalësh. Filozofia, po të shkonte me politikën dhe akoma më tej, me paranë, do të krijonte balancë shpirtërore më shumë se zhvillim ekonomik të njërit apo tjetrit sektor, grupi individësh apo edhe epërsi të shtetit të saj. Prandaj filozofia nuk është e plotë asnjëherë më. Ajo shfrytëzohet. Kurse filozofia e lashtë frytëzohej, pra nxitej si një degë e mëvetesishme e jetës kulturore dhe artistike. Me hyrjen e sofistëve edhe në Athinë, Filozofia u plotësua duke fituar një rrugë për tu bërë më në fund pragmatike. Politikanët filozofë, në fund të fundit, ishin vetëm disa njerëz të tjerë, me bindjet e tyre, disa prej të cilave të njollosura përfundimisht, për t’i hapur udhën degës së re, retorikës.

Filozofi mbetet sërisht më shumë ose më pak, një politikan i pakorruptueshëm nga paraja. Po të udhehiqej vendi vërtetë prej tyre, do të kishim arritur njëkohësisht përhapjen e edukimit të mirëfilltë për çdo shtresë. Njerëzit e varfër dhe të dëshpëruar nuk zgjedhin parimisht në bazë të filozofisë, përparësisë morale apo ambientalizmit. Kjo do të sillte përparimin e rracës njerëzore, ku intelekti mesatar do të qe rritur dhe ku individi do të paraqitej si më i plotësuar shpirtërisht, duke anashkaluar dobësitë e karakterit që sistemi aktual ushqen me egërsi. Nga ana tjetër, ai lloj sistemi nuk do të premtonte një jetë më të mirë, vetëm do ta synonte atë. Kurse politikanët me paratë nën fre dinë më mirë se sukses është premtimi, jo të mbajturit e tij. Paraja eshte deklaratë. Prandaj politika zhvillohet gjatë procesit të të folurit. Fjalët për politikanët kanë vetëm vlerën e kësaj paraje, asgjë më shumë ose më pak.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej