Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Paradokse…

Nga Klodiana 0

Nga Lutfi Dervishi

Kryeministri fitoi zgjedhjet pasi i mbushi mendjen votuesve se gjatë katër viteve që ikën opozita nuk qeverisi mirë!

Parlamenti që do të kemi nuk do të jetë me deputetë të zgjedhur, por me deputetë të emëruar!

Kemi votuar, për të zgjedhur të emëruarit!

Sot, kemi dy parti në opozitë që kanë shumicën në qeveri!

Ministrat e opozitës vijojnë përgatitjet për raportin e zgjedhjeve, për të cilat opozita nuk ka shprehur asnjë ankesë (zyrtare)!

Raporti i OSBE-ODHIR për zgjedhjet pritet të jetë më kritik se ai i opozitës!
Njeriu më i kërkuar këto ditë është …lideri opozitës!

Në muajin korrik pati një protestë kundër qeverisë, në muaji gusht pak më pak….
Shohim zjarre çdo ditë, por njerëzit i ka marrë malli të shohin zjarrëfikëse!

Në rrugët e Tiranës nuk gjen dot 3 shitës ambulantë pa liçensë, por kemi 173 pika karburanti pa liçensë!

Nuk parashikojmë dot, kur do të bjerë shi, por parashikojmë me saktësi se pas vapës do të ketë tërmet!

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej