Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku".
                                                                                        -Faik Konica

Orlando: 12 të dënuar në Itali nuk arrestohen në Shqipëri

Nga Klodiana 0

Ministri italian i Drejtësisë, Andrea Orlando në një intervistë për gazetarin Carlo Bollino gjatë vizitës në Shqipëri kërkoi nga Tirana zyrtare që të zbatojë vendimet në mungesë nga drejtësia italiane.

Ai u shpreh se vendimet në mungesë nga drejtësia italiane duhet të ekzekutohen nga pala shqiptare.

Bëhet fjalë për të paktën 12 raste specifike të vendimeve në mungesë për të cilat ka folur ministri Orlando sot në Tiranë: Pra janë shqiptarë të dënuar në mungesë në Itali por që ndodhen në Shqipëri për të cilët Italia kërkon ekzekutimin e vendimit të saj ndërkohë që ata nuk janë arrestuar. Madje në disa raste drejtësia shqiptare ka ulur ndjeshëm vitet e dënimeve të dhënë nga drejtësia italiane.

“Vendimeve që janë marrë në vendin tonë në mungesë për shtetasit shqiptarë kodi jonë e lejon por ai shqiptarë jo. Por për ne vendimet ne mungesë duhet të ekzekutohen nga pala shqiptare. Është një element që duhet të sqarohet dhe për këto kemi ardhur sot” deklaroi ai për Report Tv.

http://shqiptarja.com/home/1/orlando-12-t–d-nuar-n–itali-nuk-arrestohen-n–shqip-ri-458640.html?pos_1

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej