Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Nuk lau mirë enët, gruaja mbyll bashkëshortin në papafingo

Nga Media 0

Burri i shtëpisë nuk lau mirë enët dhe nuk i vari rrobat e lara në tel ashtu siç duhet, kjo bëri që një grua 48 vjeçare, me origjinë nga Peruja të xhindosej keqas.

Kështu, për çdo gabim të vogël, gruaja mbyllte bashkëshortin në papafingo, në shtëpinë e tyre në Monteverde, një lagje e Romës, Itali.

Keqtrajtimet vazhduan për  vite të tëra, derisa vëllai i viktimës vendosi të denoncojë gruan.

Bashkëshorti duronte dhunimet e gruas, në mënyrë që të mos braktiste të birin, i cili jetonte në apartament me çiftin. Gruaja në raste të ndryshme, e kishte përzënë burrin nga shtëpia ose i hidhte ilaç rrobash në ushqim, për ta detyruar të nxitonte me punët e shtëpisë.

Burri jetonte kështu në një gjendje të keqe fizike dhe psikologjike për shumë vite.

Pas denoncimit të kunatit, gruaja mori njoftimin e agjentëve të komisariatit të Monteverde, pas të cilit u detyrua të largohej nga shtëpia familjare. Ndërkohë, e ka të ndaluar t’i afrohet të shoqit./oranews

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej