Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Nuk i jep përparësi këmbësorit, aksidenton një shtetase

Nga Klodiana 0

Nuk i jep përparësi këmbësorit, aksidenton një shtetase. Sipas policisë Besmir M., nuk i ka dhënë përparësi këmbësorit, dhe për pasojë ka aksidentuar një shtetase. Por gjatë shoqërimit në komisariat 30-vjeçari ka kundërshtuar punonjëst e policisë.

“Ky shtetas në lagjen “1 Maji”, në vendin e quajtur degëzimi i rrugës Mis Durhan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke aksidentuar shtetasen A.M., 47 vjeçe, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së forcave të posacme gjatë kryerjes së detyrës, për ta ndaluar dhe shoqëruar në ambjentet e DVP Vlorë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej