Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Njolla që mbahet mend

Nga Media 0

Nga Shqiptar Oseku

I erdhën menstruacionet herët
– ishte sall dhjetë vjeç –
dhe e kuptoi disi, që e para e punës është të fshihet.
Kur pat lindur qe kthyer kah gjiri i së ëmës,
por atë ngjarje s’e mbante mend.
Tash, kur po rilindej grua e re, u kthye kah banjoja,
për ta thirrur që atje të ëmën.
Ajo ia dha pecën e parë. Këtë vajza do ta kujtonte
përgjithmonë.
Vite me vonë do të pyeste veten,
athua pse u fsheha.
E vetmja përgjigje e mundshme,
ndonëse e pabesueshme,
ishte thjesht se, do ta kem ditur: që në atë moshë.
Ishte dhjetë vjeç pra, ishin menstruacionet e para,
por para tyre i paskeshin rrjedhur disi
njollat e një kuptese difuze:
se në botën e burrave, është turp të jesh grua.
Turp të jesh grua e shëndetshme, turp.
Të mos jesh, dyfish.
Si kur luan rruazash me fëmijë më të rritur.
Shpikin rregulla hileqare, që të humbësh gjithnjë.
Djemtë, ata bën të mburren me muskuj të paqenë,
me qime të padërsira.
Synetitë e tyre bëhen gazmende familjare,
tërë lagjja e merr vesh. Babai mburret.
Nëna gatuan bakllava në guzhinë dhe qesh lart.
Muzika gjëmon.
Çunat dalin në rrugë të nesërmen,
me njolla gjaku në pizhame.
E unë, u fsheha në banjo.
Ka ligësi që u mësojmë fëmijëve pa fjalë,
nëma që i rrisim në familje.
Këtë kujtim ajo do ta mbante mend
përgjithmonë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej