Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Niseni vitin mbarë me shegë, fruti magjik i shëndetit, dashurisë dhe jetës

Nga Media 0

Njihet si fruti i ëmbël i parajsës, me shumë kokrra të cilat simbolizojnë bollëk e begati. Sipas një tradite të hershme, në ditën e parë të Vitit të Ri, një kokërr shege hidhet në tokë ose në tryezë dhe kokrrat e saj të shumta të shpërndara besohet të sjellin para, dashuri, shëndet e jetëgjatësi.

Kokrrat e saj si diamantë rubini të kuq janë simbol i mbarësisë dhe mirëqenies.

Kombinimi i vlerave të saj shëndetësore dhe shija fantastike e bën shegën krejt të parezistueshme.

Të konsideruara si një nga pemët më të vjetra në botë, shegët përmenden që në dokumentet e para historike. Origjina e tyre është Persia e Lashtë dhe Mesdheu është një nga zonat më pjellore me këtë pemë hyjnore.

Fruti i shpresës, përjetësisë, prosperitetet

Gjatë historisë së saj mijëra vjeçare shega ka qenë simbol i shpresës, paqes dhe prosperitetit.

Popujt e besimeve dhe kulturave të ndryshme ia kishin diktuar dhe i njihnin mirë dobitë e saj pranadaj u bë frymëzim për të gjithë shkrimtarët, piktorët e poetët.

Anglezët i thonë shegës “pomegranate” që do të thotë “mollë me shumë fara”.

Pema e shegës mund të jetojë deri në 200 vjet.

Një kokërr shege ka rreth 600-700 kokrra të kuqe plot shëndet.

Shumë studiues besojnë që ishte shega dhe jo molla ajo që tundoi Adamin dhe Evën në Kopështin e Edenit.

Ndërsa në librat e shenjtë, shega përmëndet si një nga frutat që rritet në kopshtet e parajsës.

Grekët e kanë traditë të çajnë shegën në tokë edhe gjatë dasmave përveçse për Vitin e Ri.

Ndër mijëvjeçarë është konsideruar si simbol i pjellorisë, mirësisë dhe jetëgjatësisë.

Nuset e reja romake i ndërthurnin me flokët degët e saj, sidomos në ditën e dasmës.

Shega konsiderohet edhe si simbol i ringjalljes dhe dashurisë së zjarrtë.

Por, pavarësisht traditës së saj antike dhe domethënies që ka për shumë kultura, shega me të drejtë mund të konsiderohet si një thesar për organizmin tonë.

Cilat janë përfitimet e të ngrënit shegë çdo ditë dhe çfarë ndodh me organizmin

Shega arrin të pengojë prodhimin e estrogjenit dhe pakëson rrezikun nga radikalet e lira.

Studimet shkencore kanë treguar se vaji esencial i kokrrave të shegës, lëngu dhe ekstraktet e saj i detyrojnë qelizat e dëmshme të vetë shkatërrohen.

Shega ju furnizon me vitaminë C që është kaq e domosdoshme në këtë stinë gripi dhe virozash.

Ndihmon kundër sëmundjeve të zemrës 

Lëngu i shegës mbron kolesterolin e mirë nga oksidimi dhe rrjedhimisht e mban zemrën të sigurt.

Shega është një burim i mirë polifenolësh, antioksidantë të fuqishëm që parandalojnë radikalet e lira dhe dëmet e tyre në enët e gjakut.

Përmirëson funksionet e trurit – mban larg sëmundjen e Alzheimer

Një tjetër studim zbuloi se njerëzit që pijnë lëng shege çdo ditë, ishin më të kthjellët dhe një kujtesë më të mirë.

Të gjitha këto sekrete të këtij fruti të lashtë e bëjnë shegën të domosdoshme në regjimin tuaj ushqimor të përditshëm.

AgroWeb.org ju këshillon të hani shegë të freskëta sa më shpesh që të përfitoni fuqitë shëruese të frutit, bashkë me urimin për sa më Shumë Mbarësi për Vitin e Ri.

http://agroweb.org/lajme/niseni-vitin-mbare-me-shege-fruti-magjik-i-shendetit-dashurise-dhe-jetes/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej