Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

At Nikolla Marku: Deklaratat e Ireneut janë luftënxitëse, Kisha Ortodokse Shqiptare të mbajë qëndrim

Nga 27.al 0

Nga Julian Hoxhaj

At Nikolla Marku, prifti ortodoks i kishës Shën Mëria në Elbasan ka dalë mëngjesin e sotëm në një deklaratë për mediat, duke dënuar ashpër qëndrimet e Kryetarit të Kishës Ortodokse Serbe, bërë pak ditë më parë për Kosovën.

Kryepeshkopi i Kishës ortodokse Serbe Ireneu para disa ditësh mbajti qëndrimin e tij luftënxitës ndaj territorit shqiptar. Ai tha: Kosova është plagë e hapur për Serbinë. Në petkun e priftit dhe dashurisë së Zotit nuk mund të nxisësh luftë ndaj popujve si shembull ndaj Shqipërisë dhe Serbisë, që jemi në Ballkan“, deklaroi At Nikolla. Më tej ai shton:

Ne i themi Ireneut që Kosova është e pavaruar. Ne i bëjmë thirrje të gjithë kishave që të dënojnë deklaratat e Ireneut. Ne i bëjmë thirrje Patriarkanës që të dënojë deklarimin e Ireneut si jashtë kanunit fetar dhe si shovinizëm ndaj kombit shqiptar. Edhe kisha ortodokse shqiptare, që drejtohet nga i paligjshmi Janullatos, se duhet të mbajë qëndrim ndaj Ireneut, qëndrim të prerë dhe në mbrojtje të kombit shqiptar. Mos mbajtja e qëndrimit është tregues i vazhdueshëm antishqiptar, pro shovinizmit serbo-grek kundër kombit shqiptar“, e mbyll deklaratën e tij At Nikolla Marku.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej