Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Ndëshkimi për Valbonën/ Arrestohet bashkëshorti i “amerikanes së Alpeve”

Nga Media 0

Ka qënë në qendër të organizimit të protestave kundër ndërtimit të HEC-ve në Valbonë, por sot është arrestuar për vjedhje të energjisë elektrike. Është Alfred Selimaj, bashkëshorti i amerikanes së Alpeve, Catherine Bohne. Selimaj dhe bashkëshortja e tij amerikane  janë aktivizuar për të ndalur masakrën mbi Valbonë.  Alfred Selimaj dhe Catherine Bohne punojnë bashkë në një restorant në pikën turistike të Valbonës.

mos-ma-prek-valbonenOSSHE dhe Policia kreu kontroll në orët e vona të mbrëmjes në restorantin e Selimaj. Ky i fundit u shoqërua nën akuzën e lidhjes së paligjshme elektrike dhe si pasojë vjedhjen e energjisë.

Arrestimi i Selimaj konfirmohet nga Policia e Shtetit, e cila sqaron për Report TV se ndalimi i tij është bërë pasi gjatë një kontrolli me operatorin e energjisë elektrike në zonën e Valbonës dhe biznesin e Alfred Selimaj është konstatuar lidhje e paligjshme energjisë. Selimaj, aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit të Kukësit, ku dhe po merret në pyetje.

Bashkë me partneren e tij, amerikanen Catherine Bohne, Selimaj kanë protestuar kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Luginën e Valbonës. Çifti Selimaj dhe Bohne njihen si dy nga kundërshtarët më të mëdhenj të ndërtimit të HEC-eve në Valbonë dhe prej kohësh ata kanë organizuar një sërë protestash sensibilizuese. Selimaj pritet që të dalë të hënën para Gjykatës së Kukësit për t’u njohur me masën e sigurisë dhe akuzën ndaj tij, ndërsa burime nga Prokuroria e Kukësit sqaruan se po shihet materiali i referuar nga policia dhe për të do të kërkohet masa “hetim në gjendje të lirë”.

Vetë një javë më parë Selimaj dhe Bohne organizuar një koncert-protestë në Valbonë ku ishin të pranishëm një sërë përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetar të kësaj zone që kundërshtuan ndërtimin e HEC-eve.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>