Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Ndeshja “Shqipëri – Izrael”/ Angazhohen 2 mijë forca policie, ja plani i masave

Nga Skenderi 0

Rreth 2 000 forca policie do të angazhohen për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë  ndeshjes “Shqipëri – Izrael”që do të zhvillohet ditën e shtunë në Elbasan Arena. Tirana dhe Elbasani do të jenë gati si në shtetrrethim.

Policia e shtetit bën me dije se do të angazhohet reparti Special RENEA, F.N.SH-të, Drejtoria e Policisë Rrugore, Drejtoria e Antiterrorit, Forca e Posaçme Operacionale si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe.

Njoftimi i Policisë:

  • Duke vlerësuar rëndësinë e kësaj ndeshje ndërkombëtare, si dhe problematikat e evidentuara gjatë zhvillimit të ndeshjeve të futbollit të mëparshme, strukturat e  Policisë së Shtetit janë angazhuar maksimalisht, ku  është bërë një planifikim i plotë i masave për të garantuar  rendin sigurinë para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit.
  •  Për garantimin e rendit dhe sigurisë  para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit  sportiv, do të angazhohen rreth 2.000 forca policore dhe konkretisht: Reparti Special RENEA, F.N.SH-të, Drejtoria e Policisë Rrugore, Drejtoria e Antiterrorit, Forca e Posaçme Operacionale si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe .
  •  Masat  kanë filluar të  zbatohen që prej mbrëmjes së djeshme me mbërritjen e Ekipit të Futbollit të Izraelit në Rinas, ku është bërë  shoqërimi pa asnjë problem  nga Rinasi në Hotel “Plaza”.
  • Strukturat e Policisë së  Shtetit në bashkëpunim  me Gardën e Republikës kanë marrë masa sigurie  në hotelin ku është akomoduar skuadra  deri në largimin e saj  nga Shqipëria” informon policia.
  • Gjithashtu nga strukturat e Policisë së Shtetit janë marrë masa për shoqërimin e ekipit të Izraelit për në stadiumin “Elbasan Arena” dhe anasjelltas gjatë datës 11 dhe 12 Nëntor.
  • FNSH kontroll fizik tifozëve- Kontrollet si dhe garantimi i sigurisë  në ambientet e brendshme të stadiumit do realizohen nga Forcat e Lëvizshme Operacionale në Policinë e Shtetit.
  • Kontrolli fizik i tifozëve para hyrjes në stadium do bëhet nga F.N.SH.
  • Në portat e hyrjes për në stadium do bëhet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë me mbështetje të F.N.SH-së.
  •  Tifozët që kanë blerë bileta për të ndjekur në stadium këtë ndeshje duhet të paraqiten 4 orë përpara  fillimit të ndeshjes, me qëllim shmangien e radhëve dhe konfuzionit  gjatë check in-it të biletës.
  • Tifozët gjatë hyrjes në stadium  do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë dhe të imtësishëm.
  •  Nuk do të lejohen të mbajnë me vete gjatë hyrjes për në stadium, monedha metalike, çelësa, fishekzjarre, kapsolla, flakadanë, flamuj me shkopinj, shishe uji me tapë, si dhe çadra,  por vetëm  mbulesa prej plastmasi në rast shiu.
  • Nuk do  lejohen të futen në stadium banderola me parrulla raciste dhe politike.
  • Të gjitha parkimet përreth stadiumit si dhe anës rrugës kryesore në qytetin e Elbasanit do të boshatisen .
  • Më datat 11 dhe  12 Nëntor do të këtë kufizime  të shpeshta të  lëvizjes në drejtim të Elbasanit dhe anasjelltas për shkak të bllokimit të tunelit.
  • Lëvizja për në Elbasan dhe anasjelltas gjatë këtyre dy ditëve  të realizohet nga Durrësi.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve në zbatimin e këtyre masave, si dhe të tifozërisë për të zbatuar  udhëzimet e dhëna nga  Policia.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>