Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Ndahet nga jeta legjenda e muzikës pop George Michael (foto+video)

Nga Skenderi 0

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 53 vjeçare ikona e muzikës pop , George Michael. Këngëtari humbi jetën ditën e Krishtlindjeve.

Lajmin për shuarjen e yllit të muzikës së viteteve 80-ta e dha menaxheri i tij:

“Me pikëllim të thellë mund të konfirmojmë se biri, vëllai dhe miku ynë i dashur George ndërroi jetë paqësisht në shtëpi gjatë krishtlindjeve. Familja kërkon të respektohet privatësia e saj në këto momente të rënda e emocionale. Nuk do të ketë komente të tjera në këtë periudhë” shprehet menaxheri.

Sipas mediave shkak për vdekjen e 53 vjeçarit dyshohet të këtë qënë një atak kardiak.

Disa nga këngët e tij më të famshme janë “Last Christmas”, “Faith”, dhe “Careless Whisper”.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej