Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Mogherini mesazh Ballkanit Perëndimor: Shikoni kufijtë!

Nga Klodiana 0

 

Përfaqësuesja e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federika Mogerini, ka theksuar edhe një herë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

Gjatë vizitës në Maqedoni, Mogherini i ka bërë thirrje Ballkanit Perëndimor të shikojë kufijtë, pasi sipas saj nuk ka kufij të jashtëm të cilitdo prej 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Ne duam që vendet e rajonit të bashkëpunojnë dhe ta kenë të qartë drejtimin drejt BE-së. Secili prej 6 vendeve ka specifikat e veta, por kanë të gjitha një drejtim. Rajoni është Evropë. Shikoni kufijtë! Nuk ka kufij të jashtëm të cilitdo prej 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kufijtë e tyre janë kufij me Bashkimin Evropian. Ne jemi një, ne jemi familje, ne jemi gjeografikisht dhe historikisht të lidhura së bashku dhe kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian është konsistonte dhe koherente, ndërsa edhe partnerët tonë në rajon janë po ashtu konsistonte dhe koherente. Asnjë ndikim tjetër nuk mund të jetë më ë fuqishëm se kjo” – deklaroi Federika Mogerini, Shefe e diplomacisë së BE-së.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej