Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Mjeti përplas fëmijën, shoferi e lë në vend dhe arratiset nga vendngjarja

Nga Klodiana 0

Një ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë në aksin rrugor Manzë-Gjiri Lalzit ndërkohë vetëm sot është bërë publike.

Një fëmijë 6-vjeçar është aksidentuar nga një makinë drejtuesi i së cilës jo vetëm nuk i ka ardhur në ndihmë, por është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

I mituri është transportuar me shpejtësi në spital pas ngjarjes ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burimet nga spitali i Traumës bëjnë me dije për noa.al se i mituri identiteti i të cilit nuk bëhet me dije fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin e shoferit që shkaktoi aksidentin dhe prangosjen e tij.

Nuk dihet nëse në vendngjarje ka pasur kamera sigurie apo nëse dikush ka arritur të identifikojë targën e automjetit.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej