Ka than' i moçmi: 

"Nuk mendohemi se po mbytet kombi, por shikojmë se mos i lagen çorapet"

                                                                                       -Fan Noli

Milan tërhiqet nga stadiumi, “San Siro” i Interit

Nga Klodiana 0

“San Siro”, stadiumi historik i futbollit italian ku luajnë dy skuadra me shumë histori, në të ardhmen do të ketë vetëm një pronar.

Mediat në Itali raportojnë se Milani ka vendosur të tërhiqet nga kontrata që e lidh me M-I Stadio Srl, shoqëria në bashkëpronësi me Interin me anë të së cilës dy skuadrat milaneze kontribuojnë financiarisht, së bashku me Komunën e qytetit për menaxhimin e stadiumit të vlerësuar me 5 yje nga FIFA.

Milani ka planifikuar që nga 30 qershori 2018 të tërhiqet nga kontrata që e lidh me San Siron.

Lajmi nuk është pritur aspak mirë nga skuadra tjetër e qytetit, Inter, e cila nga data në fjalë duhet të menaxhojë e vetme ekonomikisht stadiumin. Për këtë arsye drejtuesit zikaltër thuhet se kanë kërkuar një takim me palët e përfshira.

Gjithçka është në fazën e “thashethemnajës” dhe nuk ka asgjë zyrtare, por hollësi të mëtejshme pritet të dalin në orët dhe ditët në vijim.

http://www.balkanweb.com/site/milan-terhiqet-nga-stadiumi-historik-san-siro-n-do-ta-gezoje-interi/

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej